Gjatë ditës së premte, moti do të karakterizohet nga kthjellime në pothuajse të gjithë territorin e Shqipërisë. Në relievet malore të veriut dhe lindjes do të shfaqen vranësira kalimtare, të cilat në disa intervale mund të jenë mesatare. Në orët e mesditës dhe pasdites, vetëm zonat veriore dhe verilindore kanë mundësi të preken nga reshje të dobëta dhe afatshkurtra shiu.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24°C deri në 36°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
