Njihuni me kushtet atmosferike për të premten në Kosovë

Njihuni me kushtet atmosferike për të premten në Kosovë

E premtja sjell mot më të qetë në Kosovë. Parashikohet stabilizim gradual i kushteve atmosferike, ndërsa gjatë pjesës më të madhe të ditës do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 18°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 31°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com