Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacioneve policore, ka vazhduar zbatimin e planeve operative me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.
Gjatë periudhës 10–16 korrik 2026, policia ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 12 gjoba ndaj kundërvajtësve në trafik.
Në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë edhe këto masa:
Janë hetuar 22 aksidente trafiku me dëme materiale;
Janë hetuar 18 aksidente trafiku me persona të lënduar;
Janë shqiptuar 31 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë;
Është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike ndaj 32 ngasësve;
Janë konfiskuar përkohësisht 11 motoçikleta.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

“Uleni shpejtësinë. Shpejtësia nuk është krenari, por shkak i tragjedisë”, thuhet në apelin e policisë, e cila kërkon nga ngasësit të mos përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit, të vendosin rripin e sigurisë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe semaforët, si dhe të tregojnë kujdes ndaj këmbësorëve.
Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët.
/Motilokal.com
