Diell dhe reshje shiu, njihuni me surprizat e motit për sot dhe nesër në Kosovë

Diell dhe reshje shiu, njihuni me surprizat e motit për sot dhe nesër në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbajë mot i ngrohtë, paraditja do të jetë pothuajse i kthjellët, ndërsa pasditja me reshje shiu.

Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 23 deri në 25 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të perëndimit dhe veriperëndimit.

E enjtja do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 12 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 5 m/s në drejtim të veriut./Motilokal.com