Njihuni me kushtet atmosferike për të shtunën në Kosovë

Njihuni me kushtet atmosferike për të shtunën në Kosovë

Moti të shtunën në Kosovë parashikohet i nxehtë dhe kryesisht me diell. Gjatë ditës do të ketë edhe kalime vranësirash, por pa ndonjë ndryshim të madh të kushteve atmosferike. Temperaturat pritet të mbeten të larta, duke sjellë një ditë tipike verore.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 21°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 34°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com