Një stuhi e shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta ka shkaktuar dëme në disa fshatra të Komunës së Istogut gjatë pasdites së së shtunës.
Dëmet më të mëdha janë raportuar në fshatrat Llugë dhe Llukafc, ku forca e erës ka rrëzuar disa shtylla elektrike dhe shumë lisa, të cilët kanë përfunduar në rrugë.
Si pasojë e këtyre dëmeve, disa akse rrugore janë bllokuar pjesërisht, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Ekipet përkatëse pritet të ndërhyjnë për largimin e pengesave dhe sanimin e pasojave të shkaktuara nga moti i keq.
/Motilokal.com
