Njihuni me kushtet atmosferike në fillim të javës në Shqipëri

Njihuni me kushtet atmosferike në fillim të javës në Shqipëri

Java do të nisë me mot të nxehtë dhe kryesisht me diell në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke krijuar kushte ideale për aktivitete në natyrë. Temperaturat do të mbeten të larta, ndërsa reshjet nuk pritet të jenë të pranishme gjatë së hënës.

Të martën, moti do të vijojë me intervale me diell, por gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat në disa zona do të shoqërohen me rrebeshe shiu afatshkurtra.

Edhe e mërkura parashikohet të sjellë alternim të motit me diell dhe vranësira. Në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia për riga të dobëta shiu, ndërsa temperaturat do të mbeten tipike për stinën e verës.

/Motilokal.com