Moti të hënën në Kosovë do të nisë kryesisht i kthjellët, ndërsa në orët e mesditës e pasdites priten zhvillime vranësirash dhe reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh në disa zona të vendit.
Të martën, pas një mëngjesi me kthjellime të pjesshme, gjatë ditës priten reshje shiu në disa zona të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.
E mërkura sjell një ndryshim të motit, me kushte të paqëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin. Reshjet e shiut do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në disa zona priten rrebeshe të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

/Motilokal.com
