Moti të hënë në Maqedoninë e Veriut parashihet me diell dhe shumë ngrohtë e vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga perëndimi dhe veriperëndimi. Pasdite do të ketë jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe kushte të mundshme për stuhi me breshër.
Ditën e martë pritet të mbajë mot me diell dhe shumë ngrohtë e vranësira lokale të pakta deri në mesatare. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe kushte për stuhi të izoluara me breshër.
Të mërkurën do të mbajë mot pjesërisht me vranësira, në mëngjes do të ketë reshje lokale shiu, të pasuara nga bubullima.

/Motilokal.com
