Prishjet në rrjetin elektrik pas motit të keq, KEDS: Ekipet në terren po punojnë për rikthimin e furnizimit

Prishjet në rrjetin elektrik pas motit të keq, KEDS: Ekipet në terren po punojnë për rikthimin e furnizimit

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se, si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike, një numër rajonesh në vend janë përballur me prishje në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Sipas KEDS-it, ekipet e kompanisë ndodhen në terren dhe janë duke punuar pa ndërprerje për të kryer intervenimet e nevojshme, me synim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike për konsumatorët e prekur.

KEDS ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe ka bërë të ditur se angazhimi i ekipeve do të vazhdojë deri në normalizimin e plotë të situatës.

/Motilokal.com