Pas dëmeve nga breshri, Ministri i Bujqësisë do të vizitojë fermerët e prekur në Istog dhe komunat tjera

Pas dëmeve nga breshri, Ministri i Bujqësisë do të vizitojë fermerët e prekur në Istog dhe komunat tjera

Ministri në detyrë  i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, nesër do të zhvillojë një vizitë në Komunën e Istogut për të takuar fermerët e prekur nga breshëri dhe për të parë nga afër dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore.

Gjatë vizitës, Ministri do të bisedojë me fermerët, do të vizitojë zonat e prekura dhe do të koordinohet me autoritetet lokale lidhur me vlerësimin e situatës në terren. Sipas nevojës, vizita do të vazhdojë edhe në komuna të tjera të prekura nga breshëri.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e angazhuar të jetë pranë fermerëve dhe të bashkëpunojë ngushtë me komunat dhe institucionet përkatëse në evidentimin e dëmeve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme në përputhje me legjislacionin në fuqi.

/Motilokal.com