KEDS paralajmëron: Erërat e forta dhe breshri mund të shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike

KEDS paralajmëron: Erërat e forta dhe breshri mund të shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se erërat e forta, të shoqëruara me reshje të dendura shiu dhe breshër, mund të ndikojnë në stabilitetin e sistemit të shpërndarjes dhe të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike.

Sipas KEDS-it, ekipet teknike janë angazhuar në numër të shtuar në terren dhe po monitorojnë vazhdimisht situatën, me qëllim që të ndërhyjnë menjëherë në rast të dëmtimeve dhe të rikthejnë furnizimin me energji elektrike sa më shpejt të jetë e mundur.

Kompania u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë kushteve të pafavorshme atmosferike dhe falënderon konsumatorët për mirëkuptimin në rast të ndërprerjeve të përkohshme.

/Motilokal.com