Njihuni me kushtet atmosferike për të mërkurën në Kosovë

Njihuni me kushtet atmosferike për të mërkurën në Kosovë

Moti gjatë ditës së mërkurë pritet të jetë i paqëndrueshëm në pjesën më të madhe të Kosovës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu, të cilat në disa zona mund të jenë në formën e stuhive, rrebesheve afatshkurtra, erërave të forta të shoqëruara me shkarkime elektrike, rrufe dhe bubullima.

Meteorologët këshillojnë kujdes gjatë orëve me zhvillime të paqëndrueshme atmosferike, veçanërisht në zonat ku priten reshje më intensive.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 14°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 22°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com