Stuhia e fuqishme që përfshiu Kosovën të martën ka lënë pas dëme materiale edhe në Komunën e Suharekës.
Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka publikuar fotografi nga terreni, ku shihen pasojat e motit të lig dhe dëmtimet e shkaktuara nga era e fortë dhe reshjet intensive.
Sipas Muharremajt, dëmtime janë raportuar në qytetin e Suharekës dhe në disa fshatra përreth, ndërsa ekipet komunale janë angazhuar për të intervenuar në zonat ku paraqitet rrezik më i madh.
Institucionet kanë bërë apel që qytetarët të tregojnë kujdes për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike.
/Motilokal.com
