Sot, territori i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pritet të përfshihet nga zhvillime të fuqishme atmosferike. Krijimi i vranësirave konvektive mund të sjellë stuhi me bubullima, shkarkime rrufesh, ndërsa në disa zona priten edhe fenomene më intensive.
Gjatë pasdites dhe mbrëmjes mund të ketë rrebeshe shiu, breshër si dhe erëra të forta me karakter stuhish, veçanërisht në zonat ku aktiviteti atmosferik do të jetë më i theksuar.
Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë kalimit të këtyre sistemeve të paqëndrueshme atmosferike.
/Motilokal.com
