Moti në Shqipëri do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje shiu, të cilat priten të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.
Në qarqet e tjera reshjet do të jenë kryesisht të dobëta. Gjatë ditës, reshjet pritet të shoqërohen me stuhi lokale, bubullima dhe përkeqësime të përkohshme të motit në të gjithë territorin.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 17°C deri në 26°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
