Reshjet e shiut që kanë filluar nga mesnata kanë shkaktuar vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin rrugor në qytetin e Ferizajt.
Si pasojë e grumbullimit të madh të ujit, nënkalimi kryesor i qytetit është përmbytur, duke e bërë këtë segment rrugor pothuajse të pakalueshëm për automjetet e vogla.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë nivelin e lartë të ujit në nënkalim, ku drejtuesit e automjeteve detyrohen të lëvizin me kujdes të shtuar për të shmangur bllokimin ose dëmtimin e mjeteve të tyre.
Uji ka mbuluar pothuajse tërësisht korsitë e qarkullimit, ndërsa situata ka vënë në sprovë funksionimin e sistemit të drenazhimit dhe kanalizimit të ujërave atmosferike.
Shoferëve u rekomandohet të tregojnë kujdes maksimal gjatë kalimit në këtë segment rrugor ose, nëse është e mundur, të përdorin rrugë alternative derisa situata të normalizohet dhe të ndërhyjnë ekipet përgjegjëse.
/Motilokal.com
