Pas reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë veçanërisht zonën urbane të Rahovecit, ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me kompanitë e kontraktuara, kanë dalë menjëherë në terren për sanimin e pasojave.
Ekipet janë duke punuar në pastrimin e rrugëve, largimin e materialeve të sjella nga reshjet dhe rikthimin e qarkullimit normal për qytetarët.
Komuna e Rahovecit ka falënderuar ekipet për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, si dhe qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë kësaj situate.
Në terren janë angazhuar edhe Policia e Kosovës, Inspektorati Komunal dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike, të cilat po monitorojnë situatën dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme.
Për raste emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë:
📞 Ekipet Emergjente: 029 277 555
📞 Ekodrinia: 045 661 375
📞 Ekoregjioni: 044 417 823
Komuna e Rahovecit vazhdon monitorimin e gjendjes dhe angazhimin për normalizimin e situatës.
/Motilokal.com
