Një sezon pune shkon dëm, vërshimet dëmtojnë rëndë kulturat bujqësore në Rahovec

Një sezon pune shkon dëm, vërshimet dëmtojnë rëndë kulturat bujqësore në Rahovec

Kushtet e vështira atmosferike kanë lënë pasoja të rënda në bujqësi në komunën e Rahovecit, ku disa fermerë kanë raportuar dëmtime të mëdha në të mbjella.

Sipas pamjeve të publikuara, kulturat bujqësore të fermerit Ilvi Jupa janë dëmtuar në masë të madhe, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme pas një periudhe të gjatë pune dhe investimesh.

Dëmtimi i prodhimeve ka rënduar situatën për fermerin, i cili tash përballet me pasojat e reshjeve të dendura dhe kushteve të pafavorshme atmosferike që kanë goditur zonën.

Fermerët e prekur kërkojnë reagim nga institucionet përgjegjëse, duke kërkuar daljen në terren për vlerësimin e dëmeve dhe ofrimin e mbështetjes për përballimin e pasojave të shkaktuara nga moti i keq.

/Motilokal.com