Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka apeluar tek qytetarët dhe subjektet afariste që të respektojnë rendin dhe qetësinë publike gjatë orëve të natës, duke shmangur zhurmat e panevojshme që mund të shqetësojnë banorët përreth.
Sipas Policisë, zhurma e tepërt gjatë orareve të përcaktuara me ligj përbën kundërvajtje dhe dënohet me gjobë. Njësitë policore në rajonin e Gjilanit tashmë kanë shqiptuar gjoba ndaj personave që nuk kanë respektuar dispozitat ligjore për rendin dhe qetësinë publike.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet në terren me qëllim të parandalimit të rasteve të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, duke ndërmarrë masa ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim, në mënyrë që të krijohet një ambient më i sigurt dhe më i qetë për të gjithë.
/Motilokal.com
