Kometa SWAN e dukshme me sy të lirë!

Kometa SWAN e dukshme me sy të lirë!

Kometa SWAN u zbulua rreth një muaj më parë, por për një kohë shumë të shkurtër ajo është bërë objekti më i spikatur, duke tërhequr vëmendjen e qindra vëzhguesve anembanë botës, njofton Astronomy Outreach of Kosovo.

Kjo kometë mund të shihet me sy të lirë nga Kosova në orët e mëngjesit, e cila ka një madhësi të dukshme prej 2 magnitudë.

Ajo paraqitet në lindje pak para lindjes së Diellit, vetëm 3 shkallë lartë prej horizontit, me një shkëlqim jeshile dhe mund të spikatet lehtë me sy të lirë apo me një palë dylbi.

Ajo pritet që me 27 maj të arrijë në pikën më të afërt me Diellin (perihel), e cila më pas do të filloj të paraqitet pas perëndimit të Diellit.

Imazhet e më poshtme janë realizuar nga Pranvera Hyseni gjatë javës së kaluar nëpërmjet observatorëve "Slooh" në Kili dhe ishujt Kanare./Motilokal.com

Image may contain: night and sky

Image may contain: night and sky

Image may contain: night and sky