Të mërkurën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti pritet të jetë kryesisht me diell, me temperatura që do të vazhdojnë të rriten gradualisht gjatë ditës.
Pritet një ditë më e ngrohtë, me kushte të favorshme për aktivitete në natyrë.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 16°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 29°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
