Një tërmet me magnitudë 4.0 është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri.
Sipas të dhënave paraprake, lëkundja sizmike ka ndodhur në një thellësi prej 15 kilometrash, me epiqendrën rreth 47 km në lindje-juglindje të Tiranës dhe 15 km në lindje-juglindje të Elbasanit.
Tërmeti është regjistruar në orën 07:52 me kohën lokale. Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.
/Motilokal.com
