Ja si pritet të jetë moti të enjten në Kosovë

Ja si pritet të jetë moti të enjten në Kosovë

Kosovën të enjten e pret mot kryesisht i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtejshme, duke sjellë kushte të nxehta gjatë ditës. Pritet mot i qëndrueshëm dhe pa ndryshime të theksuara atmosferike.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 17°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 32°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com