Tërmet me madhësi 5.8 godet Detin Mesdhe

Tërmet me madhësi 5.8 godet Detin Mesdhe

Rreth orës 02:43 një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës rihter ka goditur Detin Mesdhe.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 240 kilometra në jug-perëndim të rajonit Methoni të Greqisë, me një thellësi prej 10 kilometra, tha EMSC, duke dhënë alarmin për cunami. Sipas ESMC shtetet që rrezikohen për cunami nga ky tërmet janë: Greqia, Turqia dhe Libia.

Ky është tërmeti i dytë që goditi Mesdheun këtë muaj kur një tërmet me madhësi 6 goditi ishullin grek të Kretës më 2 maj, tha EMSC.

Të martën, një tërmet godit edhe Oqeanin Paqësor në Nikaragua, duke bërë që ndërtesat të lëkundeshin pranë kryeqytetit Managua, por nuk kishte raporte për dëme.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) tha se tërmeti me madhësi 5.1 goditi 49 kilometra (30 milje) në jug-perëndim të Masachapa, Nikaragua./Motilokal.com