Moti të premten në Kosovë pritet të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, me temperatura të larta që do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 18°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 33°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
