Miratohet mbrojtja e tulipanit shqiptar

Miratohet mbrojtja e tulipanit shqiptar

Përveç bukurive të shumta natyrore të rajonit të Kukësit, kjo zonë njihet edhe për pasuritë e mëdha të bimësisë. Ndër bimët më të veçanta dhe autentike është edhe Tulipani Shqiptar.

Këshilli bashkiak i Kukësit miraton mbrojtjen dhe administrimin e përkohshëm të habitatit të tulipanit shqiptar (Tulipa albanica), i cili ndodhet në një sipërfaqe prej 72 ha në fshatin Surroj.

Me miratimin e këtij vendimit shënohet hapi i parë zyrtar i mbrojtjes së Tulipanit shqiptar, që ka për qëllim nxitjen dhe avokimin e Institutit të Politikave Mjedisore dhe falë punës së palodhur të ekspertëve mjedisorë.

“Tulipa albanica” është një lloj tulipani endemik që rritet vetëm në Republikën e Shqipërisë, në qarkun e Kukësit.

Është lloj i rrezikuar pasi rritet në një territor më të vogël se 80 hektarë, ose më të vogël se 1 km2 dhe rrezikohet jashtë mase nga aktiviteti minerar në zonë.

Tulipani shqiptar ngjan me tulipanin e Sardenjës “Tulipa scardica” dhe me “Tulipa schrenkii”, por dallon nga to pasi ka gjethe me valëzim si dhe është i ndryshëm nga ana gjenetike.

Deri tani në botë njihen rreth 113 lloje tulipanësh, tulipani i Kukësit renditet i 114-ti./Motilokal.com