Moti i ligë, Durrësi ‘mbërthehet’ nga stuhia, disa rrugë të përmbytura

Moti i ligë, Durrësi ‘mbërthehet’ nga stuhia, disa rrugë të përmbytura

Një stuhi e fortë e shiut ka goditur sot vendin tonë, duke shkaktuar përmbytje të rrugëve në shumë qytete të vendit tonë.

Reshjet e mëdha të shiut përgjatë orëve të para të mëngjesit kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve në Durrës.

Ujërat kanë pushtuar kryesisht kryqëzimet e rrugëve, siç duket dhe në pamjet e marra nga operatori N. Vlashi, në kryqëzimin pranë stadiumit ”Niko Dovana”.

Nga reshjet e dendura të shiut disa pjesë të Pogradecit janë përmbytur, ku vështirësi qarkullimi ka patur në fshatin Lin, pasi rrugët janë të mbushura me ujë dhe makinat e kanë më të vështirë të kalojnë.

Me rënien e reshjeve të shiut kanë pësuar rënie edhe temperaturat, pasi e tërë java ishte me mot të nxehtë dhe zagushi./Motilokal.com