Mot përvëlues në Shqipëri, të mërkurën priten temperatura të larta

Mot përvëlues në Shqipëri, të mërkurën priten temperatura të larta

Të mërkurën, Shqipëria do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta, duke sjellë mot të qëndrueshëm. Gjatë gjithë ditës pritet të mbajë mot me diell dhe temperatura të larta.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24°C deri në 37°C.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com