Vapa vazhdon në Kosovë, ja si pritet të jetë moti të mërkurën

Vapa vazhdon në Kosovë, ja si pritet të jetë moti të mërkurën

Kosova të mërkurën pritet të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore që depërtojnë nga Afrika Veriore, duke sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm dhe temperatura të larta.

Gjatë gjithë ditës do të mbizotërojë mot me diell, ndërsa temperaturat do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Vapa do të përfshijë pothuajse të gjithë territorin e vendit, ndërsa kushtet atmosferike pritet të mbeten të qeta, pa reshje dhe pa ndryshime të theksuara të motit.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 19°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 32°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com