Vera e vitit 2026 po rezulton të jetë ndër më të nxehtat e regjistruara ndonjëherë në Zvicër, duke u krahasuar me verën rekordthyese të vitit 2003. Sipas Zyrës Federale të Meteorologjisë dhe Klimatologjisë (MeteoSwiss), në disa stacione meteorologjike numri i ditëve me temperatura të larta ka tejkaluar edhe atë të vitit 2003.
MeteoSwiss thekson se vera e vitit 2003 ishte një ngjarje ekstreme dhe e pazakontë, por paralajmëron se episode të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta si pasojë e ngrohjes globale. Edhe vera e vitit 2026 konsiderohet si një sezon i jashtëzakonshëm për nga temperaturat e larta.
Ndryshe nga vera e vitit 2003, kur temperaturat më të larta u regjistruan në muajin gusht, këtë vit rekordet për temperaturat maksimale ditore janë thyer që në muajin qershor.
Megjithëse është ende herët për të nxjerrë një vlerësim përfundimtar për vitin, MeteoSwiss parashikon se viti 2026 do të renditet ndër vitet më të ngrohta që nga fillimi i matjeve meteorologjike.
/Motilokal.com
