Del përroi nga shtrati, përmbyten banesa dhe rrugët në Korçë [Foto]

Del përroi nga shtrati, përmbyten banesa dhe rrugët në Korçë [Foto]

Reshjet e pandërprera të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit. Në fshatin Porodinë të Korçës, 15 banesa u përmbytën si pasojë e daljes së dy përrenjve nga shtrati.

Sipas njoftimeve të banorëve niveli i ujit ka arritur deri në 1 metër dhe se u mbytën edhe bagëti. 

Shkak u bë bllokimi i pusetave ndërsa u shkaktuan vështirësi të shumta në lëvizjen e automjeteve dhe të qytetarëve.

Për të pastruar përroin dhe ulur nivelin e ujit i cili vërshoi si pasojë e bllokimit duke shkaktuar dëme për 15 familje dhe gjënë e gjallë është dashur ndërhyrja me fadroma dhe eskavatorë./Motilokal.com


foto galeri

foto galeri

foto galeri