Të enjten, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta, duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin. Gjatë ditës pritet të mbizotërojë mot me diell, ndërsa në orët e mesditës mund të ketë vetëm vranësira të pakta kalimtare.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 26°C deri në 37°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
