Kosova të enjten do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore që depërtojnë nga Afrika Veriore, duke sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm dhe temperatura të larta.
Gjatë gjithë ditës pritet të mbajë mot me diell, ndërsa temperaturat do të jenë mbi vlerat mesatare për këtë periudhë të vitit. Vala e nxehtësisë do të përfshijë pothuajse të gjithë territorin e vendit. Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites mund të ketë rrebeshe shiu shkarkime rrufesh dhe bubullima.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 19°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 33°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
