ISHP: Temperaturat e larta kërkojnë kujdes të shtuar për të moshuarit

ISHP: Temperaturat e larta kërkojnë kujdes të shtuar për të moshuarit

Instituti i Shëndetit Publik i Shqipërisë (ISHP) ka apeluar për kujdes të veçantë ndaj të moshuarve gjatë ditëve me temperatura të larta, duke theksuar se kjo kategori është ndër më të rrezikuarat nga efektet e të nxehtit.

ISHP rekomandon që të shmanget qëndrimi për periudha të gjata në diell, sidomos gjatë orëve më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në 18:00. Gjithashtu, këshillohet konsumimi i mjaftueshëm i ujit dhe lëngjeve gjatë gjithë ditës për të parandaluar dehidratimin.

Një tjetër masë e rëndësishme është qëndrimi në ambiente të freskëta dhe të ajrosura, veçanërisht gjatë pikut të temperaturave.

Sipas ISHP-së, marrja e këtyre masave të thjeshta ndihmon në mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së të moshuarve, duke ulur rrezikun e problemeve shëndetësore të shkaktuara nga nxehtësia gjatë stinës së verës.

/Motilokal.com