Dronët bëhen sytë e rinj të Parqeve Kombëtare

Dronët bëhen sytë e rinj të Parqeve Kombëtare

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) ka nisur përdorimin e dronëve për monitorimin e territorit të Parqeve Kombëtare, me synim forcimin e mbrojtjes dhe menaxhimit të zonave të mbrojtura.

Sipas AMMK-së, kjo teknologji do të mundësojë identifikimin dhe parandalimin më të shpejtë të aktiviteteve të paligjshme, përfshirë prerjet ilegale të pyjeve, ndërtimet pa leje dhe veprimtari të tjera që dëmtojnë natyrën dhe biodiversitetin.

Dronët do të përdoren gjithashtu për monitorimin e situatave emergjente, duke ndihmuar në zbulimin e hershëm të zjarreve, dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe rreziqeve të tjera që mund të cenojnë zonat e mbrojtura.

Sipas Agjencionit, përdorimi i kësaj teknologjie përbën një hap të rëndësishëm drejt rritjes së efikasitetit në mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të Kosovës dhe menaxhimin më të mirë të Parqeve Kombëtare.

Pamjet e publikuara në videon shoqëruese janë realizuar me dron nga stafi i Drejtorisë së Administrimit të Parkut Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna", në kuadër të aktiviteteve të përditshme për monitorimin e territorit të parkut.


/Motilokal.com