Moti të shtunën në Kosovë do të karakterizohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme verore, me intervale të gjata me diell dhe temperatura të larta. Gjatë ditës pritet mot i nxehtë, ndërsa në disa zona mund të ketë një rënie të lehtë të temperaturave krahasuar me ditët paraprake.
Gjatë orëve të pasdites, si pasojë e zhvillimeve lokale konvektive, priten vranësira të përkohshme kryesisht në zonat kodrinore-malore. Në disa rajone nuk përjashtohen reshje të shkurtra shiu, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima, ndërsa lokalisht mund të paraqiten edhe rrebeshe më intensive.
Në përgjithësi, Kosova do të vijojë të jetë nën ndikimin e një moti tipik të verës, me shumë orë me diell, vapë dhe mundësi për stuhi të izoluara gjatë pasdites.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 19°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 31°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
