Java do të nisë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë.
Ditën e hënë, vendi do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe me diell, ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave, kryesisht në zonat malore të jugut.
Në këto zona nuk përjashtohen reshje lokale shiu me intensitet të ulët, ndërsa në relievet malore mund të shfaqen edhe shtrëngata të shkurtra dhe të izoluara.
Të martën, moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me diell në të gjithë vendin, ndërsa temperaturat do të mbeten të larta, duke sjellë një ditë shumë të nxehtë.
Edhe e mërkura do të vijojë nën dominimin e motit të qëndrueshëm, me diell dhe temperatura të larta në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit, në ditët në vijim pritet të vijojë mbizotërimi i motit të nxehtë, me mundësi për vranësira dhe reshje të izoluara kryesisht në zonat malore.

/Motilokal.com
