Moti të hënën në Maqedoni parashihet me diell dhe shumë ngrohtë e vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte të izoluara jostabile me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtra. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu.
Ditën e martë pritet të mbajë mot me diell dhe shumë ngrohtë e vranësira lokale të lehta deri në mesatare.
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe shumë nxehtë e vranësira lokale.

/Motilokal.com
