Moti në fillim të javës në Mal të Zi – ja çfarë pritet

Moti në fillim të javës në Mal të Zi – ja çfarë pritet

Moti të hënën në Mal të Zi parashihet me diell dhe shumë ngrohtë e vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga verilindja.

Ditën e martë pritet të mbajë mot me diell dhe shumë ngrohtë e vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga lindja.

Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe shumë nxehtë e vranësira lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga verilindja.

/Motilokal.com