Këshilla për mbrojtjen e lëkurës gjatë ditëve të nxehta të verës

Këshilla për mbrojtjen e lëkurës gjatë ditëve të nxehta të verës

Qoftë në plazh apo në pishinë, ekspozimi i zgjatur ndaj diellit mund të rrezikojë shëndetin e lëkurës. Për këtë arsye, gjatë ditëve të nxehta rekomandohet marrja e disa masave të thjeshta për mbrojtje nga rrezatimi ultraviolet.

Ekspertët këshillojnë përdorimin e kapelës me strehë të gjerë, e cila ndihmon në mbrojtjen e fytyrës, veshëve dhe qafës. Po ashtu, ekspozimi në diell duhet të bëhet gradualisht, duke shmangur qëndrimin e menjëhershëm dhe të zgjatur nën rrezet e diellit.

Një tjetër masë e rëndësishme është përdorimi i kremit mbrojtës me spektër të gjerë UVA/UVB. Kremi duhet të aplikohet para ekspozimit në diell dhe të riaplikohet rregullisht, veçanërisht pas notit ose djersitjes.

Zgjedhja e faktorit mbrojtës, ndërkaq, duhet të përshtatet me llojin e lëkurës dhe intensitetin e rrezatimit diellor.

Mbrojtja e duhur nga dielli mbetet një nga mënyrat më të rëndësishme për të reduktuar dëmtimin e lëkurës dhe për ta shijuar verën në mënyrë më të sigurt.

/Motilokal.com