Shqipëria gjatë ditës së martë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa vranësira të pakta deri mesatare pritet të shfaqen gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, kryesisht përgjatë relieveve malore.
Në pjesën tjetër të territorit, kushtet atmosferike do të mbeten të qëndrueshme dhe me mot të favorshëm.
Temperaturat do të mbeten në nivele të larta, në përputhje me karakteristikat e motit të nxehtë të kësaj periudhe të verës.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 25°C deri në 37°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
