IKSHPK me rekomandime për qytetarët: Mbrohuni nga malaria gjatë udhëtimeve

IKSHPK me rekomandime për qytetarët: Mbrohuni nga malaria gjatë udhëtimeve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka ndarë disa rekomandime për qytetarët që udhëtojnë në zona ku ekziston rreziku nga malaria, duke bërë thirrje për kujdes dhe masa parandaluese.

Përmes këshillave të publikuara, IKSHPK u rekomandon qytetarëve që të informohen para udhëtimit dhe të marrin masa për mbrojtjen e shëndetit, veçanërisht nëse destinacioni i tyre është zonë ku malaria është e pranishme.

Një nga masat kryesore parandaluese është mbrojtja nga pickimet e mushkonjave, pasi malaria transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara.

IKSHPK këshillon gjithashtu që qytetarët të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore nëse pas qëndrimit në zona me rrezik për malarie shfaqin simptoma si temperaturë, dhimbje koke, lodhje dhe dobësi, të përziera apo vjellje.

Instituti u bën thirrje qytetarëve që para udhëtimit të informohen për rreziqet shëndetësore të destinacionit dhe të marrin masat e nevojshme për parandalim.

“Për një shëndet më të sigurt – informohuni, parandaloni dhe veproni me kohë.”

/Motilokal.com