Një familje nga Kolumbia ka kapur momentin kur një tërmet me magnitudë 7.4 ballë goditi dhe shkatërroi shtëpinë e tyre.
Pas disa sekondash të tërmetit, videoja tregon se si shtëpitë në zonë po shemben gjithashtu, ndërsa një nga anëtarët e familjes shikon i pafuqishëm.
Britma mund të dëgjohen gjithashtu ndërsa familja qëndron brenda në shtëpi, dhe shpejt ata dalin dhe shikojnë momentet e tmerrshme të shembjes së pjesëve të shtëpisë.
Sipas të dhënave të fundit, 132 persona humbën jetën në këtë tërmet me magnitudë 7.4 ballë, ndërsa 570 të tjerë u plagosën.
Frikësohet se numri i të vdekurve nuk është përfundimtar, pasi kërkimet për të mbijetuarit janë ende duke vazhduar.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) tha se tërmeti me magnitudë 7.4 ballë goditi në një thellësi prej 107 kilometrash (66 milje). Shërbimi Gjeologjik i Kolumbisë tha se ishte tërmeti më i fortë i regjistruar në vend në shekullin e 21-të.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar ndarjen e 15.5 milionë dollarëve ndihmë për Kolumbinë, të destinuara për sigurimin e akomodimit, ushqimit, mbrojtjes dhe vlerësimit të dëmeve.
/Motilokal.com
