I nxehti vijon të jetë protagonisti i ditëve të verës në Shqipëri

I nxehti vijon të jetë protagonisti i ditëve të verës në Shqipëri

Moti në Shqipëri gjatë ditës së mërkurë pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë territorin.

Kushtet atmosferike do të mbeten të qëndrueshme, ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites mund të ketë shfaqje të pakta dhe të përkohshme të vranësirave në zonat e larta malore.

Në pjesën tjetër të vendit, moti do të vijojë të jetë kryesisht me diell dhe pa ndryshime të theksuara atmosferike.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24°C deri në 3*°C.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com