Vazhdon vapa në Kosovë, çfarë moti pritet të mërkurën

Vazhdon vapa në Kosovë, çfarë moti pritet të mërkurën

Temperaturat e larta do të shoqërojnë Kosovën edhe gjatë ditës së mërkurë. Pjesa më e madhe e vendit pritet të ketë mot të kthjellët dhe me shumë intervale me diell.

Ndërkohë, në zonat malore mund të ketë paraqitje të vranësirave të lehta, por ato nuk pritet të ndikojnë dukshëm në karakterin e përgjithshëm të motit.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 19°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 32°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com