Gjatë ditës së enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e një situate atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me shtim të herëpashershëm të vranësirave, veçanërisht në zonat lindore dhe jugore.
Në pjesën më të madhe të vendit mund të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht të dobëta. Ndërkohë, në veri dhe në zonat lindore priten shtrëngata të shkurtra dhe të izoluara, më të mundshme në terrenet kodrinore dhe malore.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 23°C deri në 37°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
