Kosova të enjten pritet të përfshihet nga një mot pak më i freskët, me ulje të lehta të temperaturave në krahasim me ditët e fundit.
Sipas parashikimeve, reshje shiu nuk priten në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa mundësi për reshje të izoluara mund të ketë vetëm në zona të caktuara.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 18°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 29°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
