Si pritet të jetë moti në Shqipëri gjatë së premtes

Si pritet të jetë moti në Shqipëri gjatë së premtes

E premtja pritet të sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë, me temperatura të larta dhe vranësira të herëpashershme. Gjatë ditës, mundësia për reshje mbetet e kufizuar, ndërsa në zonat lindore dhe veriore nuk përjashtohen episode të shkurtra me shi dhe shtrëngata, kryesisht në terrenet kodrinore dhe malore.

Në zonat e tjera të vendit, kushtet atmosferike pritet të jenë më të qëndrueshme dhe me periudha të gjata me diell.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 21°C deri në 35°C.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com