Moti gjatë ditës së premte pritet të jetë kryesisht me diell, me vranësira të herëpashershme. Në zonat malore, vranësirat mund të zhvillohen më shumë dhe lokalisht të sjellin reshje të shkurtra e të izoluara shiu.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 17°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 28°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
